Pasi arritën të mbronin kërkimin shkencor si pjesë të pandarë të Universitetit në ligjin e ri për shkencën, shkollat e larta kërkojnë angazhimin e të gjithë stafeve akademike për përmirësimin e programeve të studimit.
Gjatë një konference shkencore, drejtues të Universitetit të Tiranës dhe të universiteteve shqiptare në rajon shprehen gatishmërinë për të bashkëpunuar për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë.
Ata u bënë thirrje edhe studiuesve të rinj të jenë pjesë e projekteve kërkimore në fusha të ndryshme të shkencës. Vetëm disa javë më parë, gjatë diskutimeve dhe miratimit të ligjit për shkencën, universitetet publike dhe private në Shqipëri arritën të mbronin autonominë universitare dhe akademike, të pavarur nga Akademia e Shkencave.
Aktualisht, vetëm Universiteti i Tiranës ka në proces mbi 500 projekte kërkimore, ndërsa çdo vit mbrohen mbi 2200 diploma të ciklit të dytë si dhe diplomohen 570 doktorantë apo kërkues shkencorë. (A2