Universitetet sfidojnë ministrinë/ Në Elbasan, Gjirokastër e Korçë hapen auditoret për studentët me e pa vaksinë

0
468

Nis sot viti i ri akademik.Studentët dhe pedagogët duhet të paraqesin çertifikatën e vaksinimit,  një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë ose testin PCR për të hyrë në auditore.

Në disa universitete të Shqipërisë, studentët nuk janë lejuar të hyjnë në auditore pa pasur një nga këto tre vërtetime, ndërsa në Elbasan, Gjirokastër e Korçë studentëve me ose pa vaksinë u janë hapur dyert e auditoreve.

“Po respektojmë autonominë e universitetit” u shpreh zv/rektori i universitetit të Korçës.

Në këto universitete do të bëhen një vlerësim si do vijohet më tej.

Elbasan

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” po lejohen të hyjnë të gjithë studentët edhe ata që nuk janë të vaksinuar apo nuk kanë test PCR, raporton Ora News.

Edhe në ditët e nesërme hyrja do të jetë e lirë ndërsa rektorati pasi të bëjë një verifikim të situatës

Rektorati do të informojë më vonë studentët në lidhje me vijimsinë e mësimit.

Raportohet se deri tani 30% e studentëve janë vaksinuar.

Gjirokastër

Edhe në Universitetin “Eqerem Çabej” gjatë ditës së sotme, të paktën studentët e vitit të parë do të lejohen të hyjnë, ndërsa nesër askush nuk do të lejohet pa testin PCR apo çertifikatën e vaksinimit, raporton Ora News.

Korçë, rektori: Po respektojmë autonominë e Universitetit

Në Universitetin “Fan Noli” studentët janë ende në pritje për të hyrë në auditore. Më pas Zv rektori i universitetit në një dalje në media është shprehur se edhe të pavaksinuarit do të futen në auditore. Sipas Artur Adilit ata do të udhëzohen më pas drejt vaksinimit.

Pyetjes nëse janë duke shkelur urdhërin e ministrisë, ai thotë se ne nuk mund të privojmë studentët nga mësimi por do ti udhëzojmë për tu vaksinuar, pra po respektojmë autonominë e universitetit.