Ura e “Gurit” që ndodhet mbi lumin e Gostimës në fshatin Polis, të Librazhdit me origjine ilire e restauruar nga turqit rreth vitit 1750 shek 18-të, sot nuk shërben për asgjë. Ajo rrezikon shembjen.
“Ka rënë para dy vjetësh nga reshjet e rrjedha e ujit, ajo përbën rrezik tashmë, kërkon një ndërhyrje emergjente sa më të shpejt, ndryshe ajo do të bjerë. Do të harrojë gjithçka dhe historinë ”, thotë një banor.
Kjo urë është e rëndësishme jo vetëm se mbart histori por lidh disa fshatra të njësisë administrative Polisit, si Polis Sheh, Polis Qendër, Fushë Buall dhe Shushicë.Disa vite më parë atë e mirëmbanin banorët dhe e kanë riparuar me shpenzimet e tyre, por tani nuk munden më pasi janë në vështirësi ekonomik. Banorët kërkojnë që institucionet të merren me rehabilitimin e saj.
Ura e gurit u shkatërrua dhe është e rëndësishme që të ndërtohet”.
Ura dikur ka qenë pjesë e rrugës Egnatia dhe nuk ka asnjë tabelë që turistët të mund të ndalojnë për tu njohur me historinë e saj të lashtë.
“Tabelat e patën jetën e shkurtër fillimisht u hoq një copë deri sa nuk ka më. Ka ca tabela gjatë rrugës me copa dërrasa aspak estetike që nuk i shërbejnë turizmit”, ka thënë një banorë..
Banorët rendisin edhe probleme të tjera. Nuk kanë rrugë të asfaltuara ndaj dhe ecin kilometra të tëra me këmbë ose ndihmohen nga kafshët, kanë dhe probleme me furnizimin me ujë.
“Duhen bërë por si bën njeri. Kush ti bëjë ato’.
“Duam që të bëhet më mirë, tani që e mori koncensionari nuk e dime çfarë do të bëhet”.
Ndërkaq njësia administrative ka sqaruar për ABC News se ka nisu një projekt asfaltimin e 3.5 kilometrave rrugë që është shumë e nevojshme dhe një tjetër për ujësjellësin e ri./abcnews.al