Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur procedurat e ekstradimit për Leonard Dukën, i dyshuar si koka e një grupi kriminal që urdhëroi dhe ekzekutoi planin për të vrarë ish-efektivin e policisë Santiago Malko.
Bëhet me dije se dosja e tij i është përcjellë Ministrisë së Drejtësisë, e cila pasi të bëjë procedurat përkatëse do t’u kërkojë autoriteteve përkatëse e të nisë proceduarat e ekstradimit.
Ish-efektivi i Policisë, Santiago Malko, i konsideruar si krahu i djathtë i Ervis Martinajt, u ekzekutua natën e 27 gushtit, 2019 në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Pas krimit, polici shpalli në kërkim tetë persona të akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal “Duka”; vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Fatmir Hyseni, Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku dhe Dritan Agaj.
SPAK ka arritur të provojë përmes ADN-së lidhjen e personave kryesisht Blendi Tetës me vrasjen e Malkos. Ky i fundit u dënua nga Gjykata Speciale me 25 vite burg.