Urdhri erdhi nga Belgjika e Franca, policia aksion në Kavajë, 5 të arrestuar e dhjetëra të shoqëruar

0
140

5 persona janë arrestuar dhe disa të tjerë janë shoqëruar nga  policia në Kavajë mbrëmjen e sotme.

Operacioni i policisë po zhvillohet për ekzekutimin e 5 urdhër arresteve të lëshuara nga Franca e Belgjika.

Në policia janë shoqëruar dhjetëra të tjerë të cilët po merren në pyetje sipas letër porosive nga autoritetet belge e franceze. Pas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë.

Operacioni është ende në vijim.

/abcnews.al