Urgjenca në gatishmëri, 7 ekipe fikse në stadium, 8 ekipe të lëvizshme në unazën e Tiranës

0
119

Emergjencat shëndetësore në Tiranë do të jenë me kapacitet të shtuar këtë 25 Maj ku do të zhvillohet finalja mes ekipit të Romës e Fejnordit.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj informon se në stadium, akset kryesore të qytetit si dhe zonat ku ka përqendrim të lartë të tifozëve do të ketë autoambulanca dhe ekipe mjekësore për t`ju përgjigjur çdo situate të mundshme.

Brataj: Në stadium do të kemi 7 infermieri, ose dhoma ku do të ketë infermierë. Në çdo unazë do të ketë 2 ekipe të lëvizëse. Po ashtu do të kemi 2 ambulanca në stadium, një brenda dhe një përreth tij.

Në tre spitalet universitare do të ketë pavijone të dedikuara për tifozët.

Brataj: Në secilin vend do të ketë nga një ambulancë plus ambulancat e tjera të zakonshme. Të tria spitalet kanë një ekip më shumë, si dhe një ekip është në aeroport. Kemi ndarë me zona lëvizjen e tifozëve.

Për të shmangur përplasjet, mbështetësit e të dyja skuadrave do të jenë të ndarë edhe në rast se do t`u duhet ndihma e mjekëve.

Brataj: Spitalet do të jenë të ndara, italianët do të jetë Trauma dhe Sanatoriumi për ata holandezë.

Përplasjet e dhunshme mbrëmjen e të martës shkaktuan 30 persona të lënduar mes të cilëve 20 efektivë policie.