Urimi i Misionit të SHBA-së në NATO për 28 Nëntorin: Urime Dita Kombëtare e Shqipërisë. Partnerë dhe miq të besuar

0
2

Misioni i SHBA-së në NATO ka uruar sot Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në gjuhën shqipe.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, shkruan në shqip Misioni i SHBA-së në NATO

“Urime Dita Kombëtare e Shqipërisë! Ne festojmë pavarësinë, qëndrueshmërinë dhe kontributet e qëndrueshme të vendit tuaj në Aleancën tonë”, thuhet më tej në urim.

“Jemi krenarë që qëndrojmë me ju si partnerë dhe miq të besuar të NATO-s. Urime!”, përfundon urimi i Misionit të SHBA-së në NATO.

Sot shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, festojnë 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i udhëhequr nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë, një akt historik që vulosi aspiratat shekullore për liri dhe shtet të pavarur.

Nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443, te nënshkrimi i Aktit të Pavarësisë më 1912, kjo datë simbolizon qëndresën, unitetin dhe identitetin kombëtar.