Ushqimet që bëjnë mrekulli me aknet

0
227

Aknet janë një sheqësim I vazhdueshëm për shumë persona.  Pas çdo trajtimi apo kremi kthehemi sërish në bazë, tek mënyra se si ushqehemi. Një dietë e balancuar është sekreti, por më parë duhet të dini cilat ushqime s’duhet t’i mungojnë kurrë tryezës suaj.

Xhelatina

Xhelatina rrjedh nga kolagjeni dhe ndihmon në luftimin e inflamacionit dhe stresit. Duke qenë se është një proteinë ajo eliminon celulitin, aknet dhe përmirëson dukshëm lëkurën. Xhelatinën mund ta merrni të shtrydhur në lëngun tuaj të preferuar të frutave.

Perimet e fermentuara

Gjatë fermentimit, perimet çlirojnë acid laktik i cili normalizon procesin e shpërbërjes. Ju mund t’i përgatisni ato vetë ose t’i blini të gatshme në supermarket.

Spinaqi

Perimet me gjethe në ngjyrë jeshile të errët përmirësojnë tretjen dhe ndihmojnë në metabolizmin e estrogjenit. Ky i fundit ekuilibron nivelin hormonal dhe rrit nivelin e kolagjenit duke tendosur dhe zbutur lëkurën tuaj. Mund ta përzieni spinaqin me vaj bajame ose arre kokosi dhe ta pini atë në mëngjes.

Veza

Veza përmban tre elemente shumë të rëndësishëm: vitaminën A, vitaminën D dhe selenium. Seleniumi është thelbësor për mbështetjen që u jep tiroideve ndërsa vitaminat ndihmojnë në balancimin e hormoneve. Vezën mirë është ta konsumoni herët në mëngjes të shoqëruar me perime.

Yndyrnat e shëndetshme

Është e rëndësishme të dini që yndyrnat që duhet të konsumoni janë ato që përbëhen nga vitamin A, K2, D dhe E. Duhet të ketë elementin Omega 3 dhe mineralet iodinë, selenium dhe magnesium. Ajo që duhet të bëni është t’i gatuani vezët më gjalpë të shëndetshëm në mënyrë që t’i merrni të gjithë elementët. Elementi Omega 3 gjendet dhe tek disa lloje peshqish./Gazeta Express