Ushqimet që japin energji por nuk ju shëndoshin

0
305

Për të rikuperuar energjinë e nevojshme, duhet të konsumoni ushqimet e duhura. Por, e rëndësishme është të keni parasysh ato ushqime që ju bëjnë më energjik pa e tepruar me kaloritë. Sipas Greenstyle, këto janë ushqimet që do t’ju ndihmojnë të rimerrni energjinë e humbur, të cilët kanë një ndikim të ulët në peshën e trupit.

Kosi: Konsiderohet si një ilaç për të gjithë sistemin imunitar dhe një burim i mirë i kalciumit, si dhe përmirëson reagimin e trupit ndaj lodhjes.

Salmoni: Është një aleat i shkëlqyer për ata që kërkojnë të rimarrin energjinë falë pranisë së vitaminës B6, riboflavinës dhe niacinës, të cilat ndihmojnë në shndërrimin e ushqimit në energji.

Kërpudhat: Sigurojnë një furnizim të mirë të hekurit, thelbësor për transportin e oksigjenit përmes trupit, mungesa e të cilit gjithashtu do t’ju ekspozonte ndaj lodhjes.

Spinaqi: Shumë i rëndësishëm si burim hekuri, spinaqi gjithashtu siguron një furnizim të mirë të magnezit dhe kaliumit.

Kungulli: Është gjithashtu një burim i shkëlqyer i magnezit dhe për këtë arsye është një aleat për ata që duan të rimarrin energjinë e humbur.

Patatet e ëmbla: Vitaminat C dhe D, si dhe hekuri, magnezi dhe kaliumi mund të merren duke konsumuar patate të ëmbla, një burim i vlefshëm gjithashtu dhe i karbohidrateve.

Ndoshta mund të duket e çuditshme, edhe uji ndihmon në rikuperimin e energjisë duke nxitur transportin e lëndëve ushqyese dhe oksigjenit brenda trupit.

Frutat dhe perimet sigurojnë një furnizim të lartë me lëndë ushqyese, vitamina dhe minerale thelbësore për funksionimin e duhur të trupit. /abcnews.al