Ushtari i Nuredin Dumanit, i pranishëm në vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, si ndodhi përplasja me grushta deri tek përdorimi i armës

0
2354

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në 21 prill të vitit 2021 ku pas përplasjes me armë zjarri, mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se në vendngjarje ndodhej edhe shtetasi Gentian Sharra i cili është një prej personave të përmendur në dëshminë e Dumanit në operacionin “Plumbi i artë”.

Përplasja ka nisur me përdorimin e ofendimeve më pas me përplasje fizike deri në momentin e përdorimit të armëv

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në 21 prill të vitit 2021 ku pas përplasjes me armë zjarri, mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se në vendngjarje ndodhej edhe shtetasi Gentian Sharra i cili është një prej personave të përmendur në dëshminë e Dumanit në operacionin “Plumbi i artë”.

Përplasja ka nisur me përdorimin e ofendimeve më pas me përplasje fizike deri në momentin e përdorimit të armëve.

“Dy zv.drejtorët e policisë po qëndronin në trotuar dhe nuk reaguan me urgjencë për të sqaruar të gjitha pretendimet. Në këto momente, teksa po diskutonin me Arjan Hoxhën, kanë ardhur me tre makina shtetasit Pjerin Xhuvani, Klement XHaferi, një i skeduar më herët nga policia për ngjarjen e ndodhur në tregun agroushqimor, Luan Tabako, Marjo Cela, MArsel Rroka, Elton Bodinaku, si dhe Gentian Sharra, i arrestuar nga operacioni “plumbi i artë” pas pendesës së Nuredin Dumanit.

Ata janë përplasur fillimisht me fjalë fyese e më pas fizikisht, deri në përdorimin e armëve. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se fillimisht ka pasur një përplasje nga Elton Bodinaku, që është konfliktuar dhe sharë me Erjon Demushin, pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës në PD, që ishte duke filmuar ngjarjen me telefon, dhe në këto momente është afruar ish-efektivi

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se fillimisht ka pasur një përplasje nga Elton Bodinaku, që është konfliktuar dhe sharë me Erjon Demushin, pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës në PD, që ishte duke filmuar ngjarjen me telefon, dhe në këto momente është afruar ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Papleka.

Pjerin Xhuvani, sipas dosjes, ka hyrë mes tyre për t’i ndarë dhe në këto momente në mbështetje të tij kanë ardhur Klement Xhaferi, Elton Bodinaku, që kanë filluar të përplasen dhe konfliktohen fizikisht me Arbën Paplekan. Në këtë moment ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit, ku Arbër Papleka ka përdoru armën që mbante me leje, duke qëlluar në drejtim të tyre, ndërkohë që në drejtim të tij kanë qëlluar dy persona, që nuk janë identifikuar ende”, tha gazetarja Lala për News 24.