Ushtria meksikane hyn në qytetin e lordit të drogës

0
159

Ushtria meksikane ka marrë kontrollin në qytetin e një lordi droge të fuqishëm në shtetin e Michoacan në perëndim të Meksikës.

Minat tokësore të vendosura nga bandat rivale në zonën përreth vranë një person dhe plagosën të tjerë javët e fundit.

Makinat e ushtrisë dhe skuadra e çminimit po patrullojnë qytetin.

“El Mencho”, i cili drejtonte kartelin e Jalisco Neë Generation (CJNG) kishte vite që ishte në kërkim.

Banda e tij është një ndër më të fuqishmet e kartelit të drogës në Meksikë dhe besohet se fshihet pas sulmit të forcave të sigurisë në Meksikë, në atentatin e 2015 në Jalisko ku mbetën të vrarë 15 oficerë dhe tentativës për të vrarë kreun e policisë së Mexico City në 2020.

Karteli ishte zgjeruar po thuajse në të gjithë meksikën dhe prej vitesh ishte në luftë me bandën rivale Los Viagras për kontrollin e zonave.

“Në kuadër të kësaj lufte ishte minuar e gjithë zona” informon AP, raporton Ora News.

Shpërthimi i minave tokësore shkaktoi plagosjen e një numër ushtarësh, ndërsa në një rast tjetër vrau një fermer vendas.

Në përgjigje të shpërthimeve, trupat meksikane hynë në zonë, raporton agjencia spanjolle e lajmeve EFE.