Ushtria ukrainase bie dakord për armëpushim 12 orësh me Rusinë

0
237

Ushtria ukrainase ka rënë dakord për një armëpushim 12-orësh me Rusinë të mërkurën për të lejuar civilët të largohen përmes korridoreve humanitare, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Ai shtoi se kryeministri Denys Shmygal do të bisedojë me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të mërkurën rreth rrugëve të propozuara për armëpushimin, i cili fillon nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 me orën lokale.

“I bëj thirrje Federatës Ruse: ju keni bërë një angazhim zyrtar publik,” tha ajo.

Vereshchuk tha se armëpushimi do të lejonte civilët të largohen përmes 6 “korridoreve të gjelbërta” në zonat Energodar-Zaporizhia, Sumy-Poltava, Mariupol-Zaporizhia, Volnovakha-Pokrovsk, Izium-Lozova, Vorzel, Bucha, Irpin, Borodyanka, Gostomel-Kyiv.

Vereshchuk tha se do të ketë gjithashtu një operacion special për evakuimin e një jetimoreje pranë Kievit, në periferi të Vorzel. Ajo tha se atje ishin 55 fëmijë dhe 26 anëtarë të stafit.

Rreth 1.3 milion njerëz kanë ikur nga Ukraina në Poloni, prej pushtimit rus në Ukrainë, ka thënë Agjencia kufitare polake.