Një 34-vjeçar është kapur në flagrancë nga policia në Korçë pasi ushtronte dhunë ndaj tezes së tij. Sh.N., banues në qytetin e Korçës u arrestua nga specialistët për hetimin e krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë.
Sakaq, në Pogradec flloi procedimi penal ndaj E.L., 31 vjeç pasi ka kanosur me fjalë shtetasin V.S.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. N., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj tezes së tij.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 31 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi në fshat dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin V. S.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.