Një tjetër ngjarje kriminale është parandaluar në Tiranë, brenda orëve të fundit.
Një 50-vjeçar është arrestuar pasi në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre dhe i kanoste ato me jetë.
Pas informacioneve, se një shtetas në Shkozë po kanoste me mjet prerës, bashkëshorten e tij, se do ta vriste, menjëherë policia është angazhuar për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/