Vajza 140 kg i vdiq nga mbipesha në dhomë, dënohet babai. Në dhomën e saj u gjetën krimba që ushqeheshin me të

0
110

Një baba është shpallur fajtor për vrasje nga pakujdesia e madhe e vajzës së tij adoleshente, e cila kishte marrë shuë peshë kur vdiq në shtëpi.

Kaylea Titford, 16 vjece peshonte 140 kg kur vdiq në tetor 2020.Ajo u gjet duke jetuar në kushte të përshkruara si “të papërshtatshme për çdo kafshë”, me rroba të ndotura dhe çarçafë.

Kur u pyet gjatë dëshmisë së tij se pse ai e kishte “trajtuar” kaq keq vajzën e tij, Alun Titford tha: “Unë jam dembel”.

45 vjeçari mohoi akuzat për pakujdesi të rëndë, por sot u shpall fajtor. Ai u shpall gjithashtu fajtor për shkaktimin ose lejimin e vdekjes së një fëmije.

Partnerja e tij Sarah Lloyd-Jones, 39 vjeçe, ishte deklaruar tashmë fajtore për vrasje nga pakujdesia e rëndë.

Kaylea, e cila kishte spina bifida dhe përdorte një karrige me rrota, vdiq pasi pësoi inflamacion dhe infeksion nga ulçera, që lindte nga obeziteti dhe palëvizshmëria.

Punonjësit e shërbimit të urgjencës, të cilët u thirrën në shtëpinë në Poëys, Uells pasi ajo u gjet më 10 tetor, përshkruan një erë “kalbjeje” në dhomën e saj.

Pas vdekjes së saj u gjetën krimba të cilat mendohej se ushqeheshin me trupin e saj, iu tha jurisë.