Vajza e kandidates Zheni Gjergji, tek ndjek çdo ditë nënën e saj në rrugëtimin politik është njohur me problemet reale të qytetit të Elbasanit.Klea Gjergji , përkrah nënës ka prekur mjerimin, është takuar me të moshuar që emigracioni i ka rrëmbyer fëmijët. Një në 3 dyer nuk i janë hapur,pasi familjarët e tyre e kanë braktiksur vendin për një jetë më të mirë. Në rrugicat plot baltë e ujë, problemi nuk janë këto të fundit, por skamja që ka përfshirë familjet,e dëshmi për këtë janë vitrinat plot në tregjet e liçensuara e të tjera jo, që presin të zbrazen, por më kot. Teksa çdo ditë sheh qytetin të braktiset e t’i mungojnë bashkëmoshatarët ndjen dhimbje thellë në zemër , ndaj ka vendosur që të jetë krahu i djathtë i nënës së saj në fushatë për një Shqipëri ndryshe.
Por pasi ka dëgjuar lavdet e Ministres së Arsimit Evis Kushi dedikuar kryeministrit Rama , e cila gjithashtu si ajo i njeh problemet e qytetit është prekur pa masë. Togëfjalëshi i përdorur nga ministrja se “As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha menduar atë që është bërë në Elbasan në këto 7 vite” ka sjellë regimin e të resë në rrjetin social facebook. Klea e ironizon kështu deklaratën e ministres Kushi: “Elbasani i Ëndrrave”
Postimi i Plotë Klea Gjergji-t:
“Elbasani i Ëndrrave”
Kur mësoja Migjenin vite më parë, nuk e mendoja se ndjesia e dhimbjes do të më kthehej përsëri, jo më në fillim të shekullit XX por, fiks një shekull më vonë, jo më në rrugicat e Shkodrës, por në qendër të Shqipërisë, në Elbasanin tim të zemrës.
Si lypësi i Poemës së Mjerimit, edhe unë u ndjeva e tradhëtuar.
E tradhëtuar se përtej fjalëve të deputetes sonë, plot imagjinatë të shfrenuar, shoh Elbasanin e tymit, ndotjes, krimit, Elbasanin e boshatisur, pa zërat e të rinjve, vetëm me vitrinat plot “mollë të ndalueme”.
Zgjohu edhe ti zonja deputete, shih atë që shoh unë.
/Elbasani Real