Vajza e tyre 5-vjeçare u rrëmbye ‘në mes të ditës’, prindërit: Ka ndodhur për shlyerje hesapesh mes bandave

0
202

Prindërit e Katës, 5-vjeçares së zhdukur në Firence më 10 qershor , janë dëgjuar nga prokuroria, ku kanë dëshmuar rreth detajeve të zhdukjes së vajzës së tyre.

Tashmë dyshimet e tyre mbyllin raundin e dëshmive të mbledhura nga hetuesit ditët e fundit dhe hyjnë zyrtarisht në hetimin për rrëmbimin e vogëlushes.

Aktet u klasifikuan dhe të dy u transferuan nga hoteli i pushtuar në një banesë tjetër ndoshta nga frika e hakmarrjes.

 Ndërkohë, teksa hipotezohet një rrëmbim për larje hesapesh mes bandave , furça e dhëmbëve e përdorur nga vogëlushja është marrë gjatë një kontrolli të ri nga shërbimi shkencor i karabinierisë brenda ish-hotel Astor.

Një vendim i hetuesve për të marrë ADN-në dhe për ta krahasuar atë me ndonjë gjurmë.