Madonna censurohet nga Instagram pasi shpërndau një video të një teorie konspirative në lidhje me koronavirusin. Në video shfaqej doktoresha Stella Immanuel e cila tregonte se kishte kuruar qindra pacientë të infektuar me COVID-19 me hidroksilkoloinë dhe se vaksina ishte gjetur por mbahet e fshehtë që të pasurit të pasurohen më shumë.
Instagram e bëri videon të zezë me një titull ku thuhej:
“Informacion i rremë”. Videoja u fshi më vonë nga faqja e Instagramit të Madonnas, por jo para se fansat të protestonin ndaj këtij vendimi.
Kjo nuk është hera e parë që Madonna ka bërë pretendime të tilla rreth koronavirusit.
Në mars, ajo publikoi një video në të cilën deklaronte se COVID-19 do të ishte “barazuesi i shkëlqyeshëm” midis klasave shoqërore. Por edhe vetë këngëtarja ka thënë më herët se e ka kaluar COVID-19.
Me një postim në Instagram ajo tha se u infektua në muajin mars gjatë një turi në Paris.
REAL NEWS