Vaksina e Rusisë për Covid-19, do të dërgohet për testim në Venezuelë

0
171

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, tha se vaksina ruse për koronavirus do të dërgohet këtë muaj në Venezuelë, për testime klinike.

Në një adresim televiziv, Maduro tha se në tetor do të arrijnë edhe “vaksina të tjera”, por nuk specifikoi se cilat.

Agjencia e lajmeve Reuters po ashtu raportoi se Rusia do të dërgojë 32 milionë doza të vaksinës së saj “Sputnik-V” në Meksikë.

“Sputnik-V” është licencuar për përdorim në Rusi, pas dy muajsh prova në njerëz.

Ekspertët thonë se provat ishin shumë të pakta për të dëshmuar efektivitet dhe siguri.

Të martën (8 shtator), Ministria e Shëndetësisë në Rusi tha se grupi i parë i vaksinës ruse është shpërndarë për popullsinë.

Autoritetet ruse thanë se presin që brenda një viti të prodhohet numri i nevojshëm i vaksinave për të mbuluar gjithë popullsinë e Rusisë.

ora news