Europa po përballet me valën e dytë të Koronavirusit.
Nga nisja e pandemisë e deri në këto momente, kontinenti regjistron 17,169,078 të infektuar dhe 391,447 viktima.
Rusia dhe Franca janë shtetet që tashmë e kanë kaluar shifrën e 2 milionë të infektuarëve, ndërsa Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Gjermania regjistrojnë deri tani mbi 1 milion infektime, raporton Ora News.
Ndërsa sa i përket viktimave Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca kryesojnë me respektivisht 58,245, 54,904 dhe 52,325 të vdekur që nga nisja e pandemisë.
![](https://www.oranews.tv/wp-content/uploads/2020/11/europa.jpg)
Lajmi i mirë është fakti se 7,255,574 pacientë e kanë fituar tashmë betejën me virusin.