“Vala e të nxehtit prezente deri në fund të muajit”, meterologu: Termometri shënon deri mbi 42 gradë

0
105

Vendi ynë prej ditësh është goditur nga i nxehti afrikan. Fundjava duket se ka sjellë një ulje të vogël temperaturash për tu pasuar më pas me një rritje të tyre deri në 42 gradë.

Meterologu Hakil Osmani thekson se vala e të nxehtit do të jetë prezente në vendin tonë deri në fund të muajit korrik.

Ndër të tjera ai ka theksuar se nuk dihet akoma nëse temperaturat e korrikut do të shënojnë rekord.

Ditën e sotme maksimumet të jenë rreth 39 deri ë 40 gradë në qytetet si Elbasani, Fieri dhe Berati po ashtu edhe pjesa tjetër e qyteteve të zonës së ulët. Bregdeti do të jetë më i freskët diku në 37 gradë, ndërsa në zonat malore në 35 gradë. Edhe e hëna do të shoqërohet me këto temperatura.

Ndërkohë fatkeqësisht java që vjen pritet që të ketë temperature edhe më shumë se 42 gradë. Kjo valë e të nxehtit do të jetë deri në fund të muajit dhe nuk dihet nëse do të ketë thyerje rekordi por këto temperature janë deri në 10 gradë më shumë se normalja”, ka thënë ai./abcnews.al