Valentino Rossi fiton betejën me COVID-19

0
229

Valentino Rossi fiton betejën më të rëndësishme deri tani në jetë, atë me COVID-19.

Që prej 15 tetorit “Doktori” qëndronte në karantinë, pasi ishte infektuar nga Koronavirusi, duke humbur edhe 1 garë të Moto GP, por së fundmi italiani e ka mposhtur COVID-19.

Piloti italian i garave të shpejtësisë, 9 herë kampion bote, ka dalë negativ, duke marrë më në fund përgjigjen që priste prej një kohe të gjatë.

41-vjeçari ka fluturuar menjëherë drejt Valencias, aty ku do të mbahet Çmimi i Madh këtë fundjavë.

Nëse këtë të premte del sërish negativ, Rossi mund të garojë në pistë të dielën.

Në këtë sezon të Moto GP, Valentino Rossi pozicionohet në vendin e 15-të të klasifikimit të përgjithshëm me 58 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net