Vapa ekstreme edhe gjatë kësaj fundjave, në Elbasan

0
3

Temperaturat përvëluese do të vijojnë të jenë prezente edhe gjatë fundjavës, duke kulmuar deri në 40 gradë Celsius në disa prej qyteteve më të nxehta të vendit si Tirana, Elbasani, Berati dhe Gjirokastra. Nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë afrikane, vendi pritet të përjetojë një tjetër valë të të nxehtit ekstrem.

Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të nxehta me origjinë jugore. Temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta”, tha sinoptikani.

Ndërsa java e ardhshme do të sjellë një ndryshim të lehtë në kushtet atmosferike ku, pritet një ulje graduale e temperaturave me 3 deri në 4 gradë, duke sjellë një lehtësim të përkohshëm nga vapa përvëluese.

Sa i përket fillimit dhe mesit të javës së ardhshme, në territorin tonë pritet depërtim i masave ajrore relativisht më të freskëta se aktualisht. Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësira do të mbeten përgjatë relievit malorë”, theksoi ai.

Në një krahasim me qershorin e një viti më parë, temperaturat kanë qenë mesatarisht një gradë më të ulëta, por luhatjet e mëdha nga dita në ditë tregojnë se vera do të vijojë me intensitet të lartë.

Si qershori i vitit 2025, ashtu edhe i vitit 2024, në vlera mesatare pothuajse kanë qenë në të njëjtat vlera. Sa i përket vlerave të mesditës, qershorin e këtij viti kemi arritur vlera deri në 40 gradë, ndërsa vitin e kaluar ishte një gradë më tepër në vlerat e mesditës”, shtoi sinoptikani.

Ndërkohë, qytetarëve u këshillohet të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut dhe të kujdesen për hidratimin, veçanërisht të fëmijëve dhe të moshuarve, dhe të sëmurëve kronikë.