Varfëria ekstreme në Sudan/ Babi shet vajzën 15-vjeçare për një thes me grurë

0
59

Pas një viti lufte në Sudan, një brez i tërë është në rrezik, pasi miliona fëmijë janë zhvendosur, janë të uritur, dhe të detyruar ose të martohen ose të luftojnë. Plaçkitjet, luftimet dhe sulmet ajrore kanë izoluar provincat e Sudanit. Sot OKB-ja vlerëson se nuk ka akses për 90% të sudanezëve që janë në prag të urisë.

Midis tyre, 222,000 fëmijë mund të vdesin nga uria në javët apo muajt e ardhshëm dhe më shumë se 700,000 fëmijë mund të vdesin këtë vit.

Tashmë, sipas Mjekëvepa Kufij (MSF) , të paktën një fëmijë vdes çdo dy orë në kampin Zamzam, ndërsa në kampin Kalma që nga 15 marsi fëmijët janë transferuar çdo ditë në njësinë e kujdesit intensiv me më shumë se dy fëmijë që vdesin çdo 12 orë.

Në Khartoum, raporton revista shkencore The Lancet, spitali i vogël pediatrik al-Buluk pranon “çdo javë 25 fëmijë që vuajnë nga kequshqyerja akut dhe çdo javë dy ose tre prej tyre vdesin”.

Rrezikut për shëndetin i shtohet edhe tmerri i luftës. Gjithnjë e më shumë organizata sudaneze po japin alarmin se për të qenë në gjendje të ushqejnë fëmijët e tyre, disa prindër “shesin” njërin prej tyre.

Një OJQ lokale raporton se një baba shiti vajzën e tij 15-vjeçare për një thes me grurë. Një total prej afro tre milionë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja dhe 19 milionë nuk shkojnë në shkollë duke rrezikuar të ardhmen e Sudanit, ku 42% e popullsisë është nën moshën 14 vjeç.

Vajzat, ashtu si gratë, janë viktima, sipas OKB-së, të rrëmbimeve, martesave të detyruara, dhunës seksuale për shkak të konflikteve në Darfur dhe shtetin al-Jazeera në jug të Khartoum, ku shumë prej të zhvendosurve janë strehuar.

/abcnews.al