Varianti i ri i COVID ul çmimin e naftës me 50 dollarë për fuçi, ekspertët parashikojnë krizë të sektorit

0
250

Çmimi i Naftës është ulur me 50 dollarë për fuçi këtë të martë, për shkak të zbulimit të një varianti të ri të COVID-19 në Britaninë e Madhe.

Nafta e papërpunuar e Brent ka pësuar një ulje me 1.2%, në 50.32 Dollarë, ndërsa nafta e papërpunuar e SHBA Teksasit Perëndimor Intermediate pësoi një ulje me 1.5%, në 47.25 Dollarë për fuçi.

Çmimet më pas janë ulur pas shqetësimit për përhapjen e COVID-19, dhe pritet që çmimet të ulen më tej nëse situata e frikës të vijojë në këtë mënyrë.

Phil Flynn, analist i vjetër në Price Futures Group në Çikago ka deklaruar se situata po vijon të jetë kaotike në lidhje me virusin e ri dhe kjo do ndikojë në ekonomi dhe do ketë një krizë në këtë sektor.

Ndërkohë në SHBA, sektori i naftës mori një mbështetje financiare nga Kongresit Amerikan me në paketë ndihme me rreth 892 miliardë dollarë.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët, një grup i njohur si OPEC +, janë vendosur të rrisin prodhimin me 500,000 fuçi në ditë në Janar që të mos asnjë lëkundje të çmimit

Fax