Një qytetar nga Elbasani ka shprehur shqetësimin e thellë për gjendjen alarmante të varrezave të qytetit. Sipas tij dhe pamjeve filmike të siguruara nga qytetari, shumë prej varreve janë të mbuluara me barishte të egra dhe mbeturina, duke e bërë të pamundur identifikimin e varreve të familjarëve.
Kjo situatë ka krijuar një ndjesi të rëndë shpirtërore dhe mungesë respekti për të ndjerët, ndërkohë që mungesa e kujdesit nga institucionet përkatëse është bërë e padurueshme. Bashkia e Elbasanit, e cila ka për detyrë mirëmbajtjen e këtyre ambienteve, duket se ka mbyllur sytë përballë këtij problemi që prek mijëra qytetarë.
Mungesa e pastrimit periodik, e këtyre varrezave janë problemet që evidentohen në këtë zonë. Familjarët janë të detyruar të kërkojnë me orë të tëra për të gjetur varret e më të dashurve të tyre të cilët prehen në këto varreza.
“Pershendetje jeta osht qejf! Jam nje qytetar ne Elbasan. Doja tju dergoja disa video ne lidhje me varrezat e Elbasanit dhe gjendjen e tyre te tmerrshme. Varret jane te mbuluar me bar dhe plehra njerezit nuk gjejne familjaret dhe bashkia nuk nderhyn fare. Sepse kjo nuk ndikon nje ose dy persona por me mijera”, shkruan qytetari për JOQ.
Në këtë gjendje, qytetari i bën thirrje Bashkisë së Elbasanit dhe institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë menjëherë për pastrimin, sistemimin dhe mirëmbajtjen e varrezave. Kjo nuk është thjesht një çështje estetike, por një detyrim moral ndaj të ndjerëve që prehen në këto varreza.