Në varrezat e Elbasanit, bari i gjatë ka mbuluar gjithçka. Banorët shprehen se nuk po arrijnë të gjejnë varret e të afërmve të tyre. Hapësira që duhet të ruajë qetësinë dhe kujtimin e të ndjerëve është lënë pas dore nga bashkia e Elbasanit. Si pasojë e neglizhencës, bashkia në mënyrë të turpshme e ka kthyer këtë vend në një peizazh të papërshtatshme, për dinjitetin njerëzor.
Kjo situatë ka krijuar një ndjesi të rëndë shpirtërore dhe mungesë respekti për të ndjerët, ndërkohë që mungesa e kujdesit nga institucionet përkatëse është bërë e padurueshme. Bashkia e Elbasanit, e cila ka për detyrë mirëmbajtjen e këtyre ambienteve, duket se ka mbyllur sytë përballë këtij problemi që prek mijëra qytetarë.
“Pershendetje! Nese mundesh ta publikosh se vetem nga ju mund t’i therrase mendjes kryetari i bashkise se ELBASANIT! Ne varrezat e qytetit bari e ka kaluar lartesine varreve, spo kemi “hallin” e gjarprinjeve po s’po arrijme dot te gjejme varret e familjareve”, shkruan qytetari.