Imzot Rino Fisichella prezantoi iniciativat për Ditën e katërt Botërore të të Varfërve qё kremtohet tё Dielёn e ardhshme më 15 nëntor, me Meshën e kremtuar nga Papa në Bazilikën e Shën Pjetrit në praninë e rreth njëqind njerëzve.
Është aktivizuar një rrjet solidariteti për të sjellë ushqime, maska dhe ndihma për mijëra familje tё varfra.
Në një njoftim të bërë nga Imzot Rino Fisichella, Presidenti i Këshillit Papnor për u bë e ditur se pandemia nuk do të ndalojë solidariteti, nuk do të ketë drekë për të varfërit me Papën por do të ketë tampona falas për ta.
“Në ambulatorin e vendosur nën shtyllat e Sheshit tё Shёn Pjetrit, nё Vatikan, organizuar nga Lёmoshtaria Apostolike, të varfërit që duhet të kenë qasje në bujtinё ose ata që duan të kthehen në atdheun e tyre, kanë mundësinë ta bëjnë tamponin falas ambulatori pёr tё varfrit është i hapur nga ora 8 deri në ora 14 dhe, brenda dy javësh, ka kryer 50 stampona në ditë, përveç vaksinës kundër gripit”– tha ai.
ora news