4.6 C
Elbasan
Ballina SPORT Vazhdon bojkoti/ Futbolli “pushon” edhe këtë fundjavë në pritje të qeverisë…

Vazhdon bojkoti/ Futbolli “pushon” edhe këtë fundjavë në pritje të qeverisë…

0
240

Liga Profesioniste e Futbollit bën me dije se në vijim të vendimit të marrë në mënyrë unanime nga klubet e Kategorisë Superiore bojkoti qëndron në fuqi dhe skuadrat do të vazhdojnë të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesave drejtuar qeverisë.

Sipas vendimit të marrë edhe në mbledhjen e fundit të Ligës, ditën e sotme skuadrat e Apolonisë dhe Kastriotit kanë dalë në fushën e stadiumit “Loni Papuçiu” të Fierit dhe i janë drejtuar qeverisë me një mesazh të lexuar nga kapitenët e të dy skuadrave.

Më pas skuadrat janë kthyer në dhomat e zhveshjeve.

Protesta do të vijojë në të njëjtën formë edhe të dielën me katër çiftet e tjera të javës së tretë të Kategorisë Superiore sipas kalendarit, më konkretisht Teuta – Kukësi, Vllaznia – Tirana, Bylis – Skënderbeu dhe Partizani – Laçi.

Mesazhi:

“Ne, futbollistet e skuadrave të Kategorisë Superiore vazhdojmë protestën tonë në mbështetje të katër kërkesave të Ligës Profesioniste të Futbollit, drejtuar qeverisë shqiptare.

Së bashku me ne në këtë protestë sot janë bashkuar edhe futbollistet e rinj të akademive, që janë e ardhmja e futbollit.  Të gjithë së bashku duam që zëri ynë të dëgjohet për të siguruar një të ardhme sa më të mirë për lojën tonë të dashur, futbollin.

Ne jemi të bindur që kërkesat drejtuar qeverisë janë rruga e shpëtimit për futbollin dhe sportin në përgjithësi. Vetëm kështu mund të shpresojmë në një të ardhme më të mirë.

Ne do të vazhdojmë të ngremë zërin, sepse besojmë se sporti është lënë në harresë ndër vite. Dhe si një e mirë publike, të gjithë politikanët duhet t’i kthejnë sytë nga sporti.  Presim sa më shpejt një reagim pozitiv nga ana e qeverisë për të ardhmen e sportit në Shqipëri”.

Kampionati shqiptar i futbollit duhet të niste këtë të shtunë, me datë 12 shtator, por për shkak të katër kërkesave, mbi të gjitha për ligjin mbi sponsorizimet, Liga Profesioniste e Futbollit vijon bojkotin në pritje të një reagimi nga qeveria që duket se po vonon.

4 Kërkesat e LPF:

Ora news