Në fshatin Dërmënas të Fierit policia sekuestroi 6.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë narkotikë të mbjellë në vazo lulesh.
Në kuadër të operacionit të koduar “Dërmënas”, pas një hetimi 2 javor janë arrestuar babë e bir, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe fidanë kanabis të mbjellë në vazo lulesh.
Shtetasit G. B., 62 vjeç dhe A. B., 34 vjeç (babë e bir), banues në Dërmënas, Fier u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Po kështu në Tepelenë u arrestuan në flagrancë shtetasit F. B., 57 vjeç dhe T. B., 44 vjeç, banues në fshatin Dukaj, pasi kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike në afërsi të banesave të tyre.
oratv