Vdekja e 17-vjeçarit në Sarandë, detyrim paraqitje për teknikun e “ashensorit”

0
227

Detyrim paraqitjeje ka vendosur Gjykata e Sarandës për Lulzim Allkushin.

Pas ngjarjes së rëndë, ku 17-vjeçari Antonio Delilaj humbi jetën, prej një pajisjeje që përdorej si ashensor, në seancën gjyqësore ku ishin të pranishme gjyqtarja Suela Xhani dhe prokuroret Silvana Belishta dhe Suela , është dhënë masa e detyrimit të paraqitjes për montuesin e ashensorit.

Ndaj tij rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

43-vjeçari e kishte ndërtuar në mënyrë artizanale “ashensorin”, në subjektin e Spiro Iljadhit dhe sipas verifikimeve të kryera Allkushi, ishte i palicensuar