Vdekja e 34-vjeçares pas abortit, Drejtori i spitalit të Elbasanit: Tek ne mori gjithë trajtimin e nevojshëm, presim ekspertizën

0
260

ELBASAN– Drejtori i spitalit të Elbasanit, Agron Gaxha ka deklaruar se Etleva Çullhaj, 34-vjeçarja që ndërroi jetë një ditë më parë, është shprehur se gruaja ka marrë të gjithë shërbimin e nevojshëm mjekësor nga bluzat e bardha. Një ditë pas ngjarjes së rëndë, Gaxha thotë se presin ekspertizën mjeko-ligjore për të dalë në përfundime.

“Pacientja ka marrë trajtimin e nevojshëm në spital. Nuk mund të shprehemi për shkaqet e humbjes së jetës pa dalë ekspertiza mjeko-ligjore. Jemi ende në pritje të shkresës,”- tha Gaxha.

34-vjeçarja Etleva Çullhaj humbi jetën një ditë më parë pak orë pasi kishte abortuar një fëmijë në maternitetin e Elbasanit. Ekspertiza paraprake ka treguar se vdekja e 34-vjeçares është shkaktuar si pasojë e tromboemboli, ose mpiksje gjaku. Mjeku gjinekolog si dhe ai reanimator, Arben Paralloi dhe Behar Gjevori janë shoqëruar në 12 të natës në polici por janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje. Trupi i 34-vjeçares është çuar në Baldushk të Tiranës pasi aty banonin prindërit e saj, ku edhe do t’i kryhet përcjellja për në banesën e fundit.