Një 50-vjeçar i identifikuar si Përparim Caca ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ndërsa një banesë me kushte minimale ku ai jetonte u përfshi nga flakët.
Gazetari i Fax News Fatjon Gjinaj ka marrë rrëfimet e disa prej komshinjve të tij, të cilët thonë se ngjarja nuk ka qenë aksidentale por e qëllimshme, pasi edhe herë të tjera kishin tentuar që ta digjnin Cacën.
Ata tregojnë më tej se 50-vjeçari jetonte i vetëm, dhe mezor ushqehej për shkak se jetonte në kushte të vështira, dhe mbahej me shitjen e ndonjë rrobe të përdorur, të cilat i mbante pranë banesës, ndërsa thonë se kurrë nuk ka shkaktuar kònflikte në lagje.
“Pinte alkool nga halli, çfarë të bënte, ka qenë 50 e ca vjeç, nuk krijonte asnjë lloj pròblemi, zjárrin ia kanë vënë qëllimisht, edhe herë tjetër i kanë vënë zjárrin banesës, dhe e ndimuam ne. Nuk e strehuan dhe e nxorën në rrugë, Bashkia e ka fajin”, shprehet një prej komshinjve të tij.
Ndërkohë një tjetër fqinje shprehet se vìktìma nuk ishte endacakë, dhe banesën e tij e kishte blerë për 9 milionë lekë të vjetra, në mënyrë që të streohej.
“Trupin e kishin qit këtu jashtë, komshija kishte marrë dy kova uji, se nuk kishte zorrë që ta fikte zjárrin. Pastaj ka ardhur zjárrfikësja, më tepër ka vdékur prej asfiksisë. Njëherë tjetër ia kanë djegur banesën kalamajtë e lagjes, ka qenë në spital por nuk e ka mbajtur njeri në spital. Ishte i pamartuar, nuk ka qenë endacak, shtëpinë e kishte blerë me lekët e veta”, shprehet një tjetër fqinje e vìktìmës.
Ndërkohë që në njoftimin e Policisë thuhej se grupi hétimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjárrit.
(E.K/Faxweb.al)