Vdekja e dy ukrainaseve/ Çfarë dëshmoi shoqja e dhomës: Një natë para ngjarjes vajzat ishin në një lokal nate

0
91

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vdekjen e dy vajzave ukrainase në zonën e “Selvisë” në Tiranë.

Një natë para ngjarjes së rëndë vajzat kishin qenë në një lokal nate nën tingujt e muzikës dhe alkoolit në kryeqytet.

Sipas dëshmisë së dhënë nga shoqja e dhomës, vajzat nuk kishin konsumuar asgjë përveç alkoolit, prandaj dyshohet se ilaçet me përmbajtje lëndësh narkotike, mund t’i kenë pirë kur ka shkuar në shtëpi.

Sakaq, shoqja ka treguar se një vajzat e gjeti pa shenja jete në kuzhinë, ndërsa tjetrën në dhomë.

Ndërkohë, ekspertët e policisë po kryejnë hetimet dhe shoqja e dy të ndjerave do të jetë e shoqëruar nga një përfaqësuese e Ambasadës Ukrainase.

Sa i përket, një nga pistave hetimore se ato mund të jenë pjesë e një rrjeti prostitucioni, prokoruroria nuk ka avancuar hetimetpasi nuk ka prova konktrete, sepse ato kishin vetëm pak ditë që kishin ardhur në Tiranë./abcnews.al