Zhdukja e 51- vjeçarit Ylli Mera më 1 nëntor nga Arethousa e Selanikut u kthye në një thriller pasi u gjet i vdekur pasditen e së dielës.
Konkretisht, shtetasi shqiptar 51-vjeçar, i cili ishte denoncuar i zhdukur më 4 nëntor, kishte shkuar në prerje të paligjshme të pyjeve në masivin malor të Arethousës së bashku me një shtetas 59-vjeçar. Shqiptari kishte një marrëdhënie pune me 59-vjeçarin.
Gjatë punës 59-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe më pas në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur për vdekje edhe 51-vjeçari në kofshë. Sipas vlerësimeve të para, plagosja e 51-vjeçarit është shkaktuar nga një mjet i përdorur për prerjen e drurit , ndoshta një motosharrë me zinxhir.
Pak më vonë, sipas informacioneve, 59-vjeçari ka telefonuar djalin e tij i cili e ka dërguar në një qendër shëndetësore aty pranë por pa 51-vjeçarin. Në fakt, 59-vjeçari dyshohet se i ka hedhur në rrugë celularin 51-vjeçarit Ylli Mera.
59-vjeçari, përfshirja e të cilit në këtë ngjarje po hetohet, së bashku me djalin e tij 28-vjeçar, janë arrestuar dje për armëmbajtje pa leje dhe po krijohet një dosje.
59-vjeçari u arrestua pasi sipas APE-MPE, pas kontrolleve në banesën e tij iu gjetën gëzhoja. Autoritetet kanë vënë në pranga edhe djalin e tij 28-vjeçar pasi posedonte në mënyrë të paligjshme një thikë. Të dy u referuan për t’u gjykuar me procedurë automatike.
Rastin e ka marrë seksioni i Krimeve Kundër Jetës.