Një DJ i njohur turk dyshohet se u torturua për vdekje në Londër nga “banditë sadistë” të cilët i shkaktuan 94 lëndime.Sipas mjekëve, Dj u rrah vazhdimisht me shkop, u godit me thikë në këmbë, ndërsa e dashura e tij u mbyll në një banjë për dy ditë.
Mehmet Koray Alpergin, 43 vjeç dhe e dashura e tij 34-vjeçare, Gozde Dalbudak, u rrëmbyen nga gjashtë burra pranë stadiumit të Tottenham Hotspur, ndërsa ktheheshin në shtëpi nga një restorant italian në Mayfair më 13 tetor 2022, sipas Telegraph.
Dj u gjet i zhveshur dhe i hedhur në një pyll dhe i ishte nënshtruar torturave të tmerrshme duke përfshirë rrahje me shkop, therje në këmbë dhe djegieve nga hedhja e ujit valë mbi të. Trupi i tij i pajetë u gjet nga një burrë duke shëtitur qenin e tij në pyll. Dalbudaku ishte i mbyllur në tualetin e lokalit për dy ditë.
Gjashtë burra janë në gjyq për vrasjen e rëndë, të akuzuar për vrasje, rrëmbim, burgosje dhe çoroditje të rrjedhës së drejtësisë.
Prokuroria pretendon se Koray Alpergin u rrëmbye dhe u torturua ose për t’u ndëshkuar për diçka që kishte bërë ose për ta detyruar atë të dorëzonte diçka që e dinte, ndoshta vendndodhjen e drogës ose të parave, që rrëmbyesit e tij donin të dinin.
“Është e qartë se para vdekjes së tij Koray Alpergin ishte zhveshur dhe torturuar tmerrësisht”, tha avokati i familjes Crispin Aylett.
“Nga numri dhe natyra e lëndimeve që ka pësuar, është e lehtë të imagjinohet se një grup banditësh sadistë e plagosnin me radhë, ose duke e goditur me grushte dhe shkelma, duke e rrahur me shkop, duke e përvëluar me ujë të valë dhe duke e therur me thikë në këmbë. Sulmi është i lidhur me krimin e organizuar dhe pothuajse me siguri me drogën”, tha avokati Aylett.
Alpergin, i cili zotëronte stacionin radiofonik në gjuhën turke me bazë në Londër, Bizim FM, ishte shprehur i shqetësuar përpara vrasjes së tij.
Të pandehurit mohuan çdo përfshirje apo pjesëmarrje në vrasjen e Dj Alpergin.
