Ka humbur jetën tragjikisht këtë të premte vëllai i fituesit të Big Brother Vip Albania 4, Gjesti.
dy persona kanë qenë në motoçikletë, teksa dyshohet se kanë humb kontrollin e motomjetit dhe janë përplasur me një makinë.
Kjo sipas informacioneve të para, teksa hetuesit janë akoma në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë punën e tyre.
Vdekja e njërit prej të aksidentuarve, që është vëllai i Gjestit, është konfirmuar në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i dytë që ishte në motomjet me të është duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
Sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Është raportuar që është një person i ndaluar për aksidentin, por sipas policisë një gjë e tillë nuk është e vërtetë deri në këto momente, pasi duhet të pritet për identifikimin e shkaktarëve të aksidentit.