Vdes aktori i filmit “Lord of the Rings”, Ian Holm

0
294

Aktori i filmit “Lord of the Rings”, Ian Holm, vdiq sot në moshën 88-vjeçare, tha agjenti i tij në një njoftim për mediet britanike.

Holm është më i njohur për interpretimin e Bilbo Baggins në trilogjinë e filmit “Lord of the Rings”, edhe pse ka luajtur në dhjetëra role të tjera filmike e televizive.

“Është shumë e trishtë që aktori Ian Holm ndërroi jetë këtë mëngjes, në moshën 88-vjeçare,” u shprehën Markham, Froggatt dhe Irwin, për “The Guardian”.

“Ai vdiq në spital, me familjen dhe kujdestarin e tij”, thanë agjentët.

“Simpatik, i sjellshëm dhe i talentuar, do të na mungojë shumë”, shtuan ata

atsh