Vdes biznesmeni, bie nga kati i katërt për t’i shpëtuar burrit të dashurës së tij

0
1382

Një ngjarje tragjike ka nodhur në Malajzi, ku një person ka vdekur.

Një 46-vjeçar ka vdekur pasi u rrëzua nga kati i katërt i një pallati, në përpjekje për t’i shpëtuar bashkëshortit të të dashurës së tij.

Ngjarja ndodhi në Bemban, një qytet i vogël i Jasin, Malacca, Malajzi.

Zëdhënësja e policisë lokale, Mispani Hamdan, tha se në incidentin e sotëm, biznesmeni po përpiqej të zbriste nga ndërtesa me një litar, të cilin e kishte lidhur në grilën e dritares, por rrëshqiti dhe fatkeqësisht humbi jetën.

Biznesmeni mbërriti në shtëpinë e të dashurës së tij rreth mesnatës së djeshme.

Gruaja ndodhej në shtëpi me tre fëmijët e saj, por mëngjesin e sotëm në orën 10:30 (për çudi dhe papritur) është kthyer edhe i shoqi i saj.