Vdes në moshën 83 vjeçare Fethullah Gylen

0
32

Vdes në moshën 83 vjeçare Fetullah Gylen. Ai ndërroi jetë në një spital në Pensilvani, SHBA, ku ku jetonte që nga viti 1999. Llogaritë e lidhura me FETÖ njoftuan se ai vdiq për shkak të problemeve kardiovaskulare.

Gylen akuzohej nga qeveria Erdogan për organizimin e përpjekjes për grusht shteti të vitit 2016 në Turqi dhe për drejtimin e një shteti paralel në vend për të marrë kontrollin e disa funksioneve qeveritare.

Gylen ishte më parë një aleat i Erdoganit, por marrëdhëniet midis tyre u përkeqësuan në vitin 2013 kur Erdogan e akuzoi për nxitje të hetimeve për korrupsion që synonin dhe implikonin dhjetëra zyrtarë të qeverisë dhe partisë në pushtet.

Gylen ishte në krye të listës së terroristëve më të kërkuar të Turqisë. Që nga përpjekja për grusht shteti, autoritetet turke nisën një represion të gjerë të anëtarëve të supozuar të lëvizjes në gjyqësor, në politikë dhe në funksionet shtetërore. Kërkesa për ekstradimin e Fetullahut nga SHBA është refuzuar gjithmonë nga Uashingtoni./abcnews.al