Vdes nga koronavirusi babai i Viola Spiros

0
208

Burime pranë  Abc News bëjnë të ditur se babai i Viola Spiros ka ndërruar jetë për shkak të infektimit nga Covid-19. Rudolf Spiro, kurohej prej ditësh në Turqi dhe ka humbur jetën atje dy ditë më parë. Ai ishte 63 vjeç dhe mësohet se varrimi i bëhet ditën e sotme në orën 15:00.

Babai i Violës jetonte mes Shqipërisë dhe SHBA-ve dhe kohët e fundit po qëndronte në vendin e tij. Thuhet se ai vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe kjo mund të ketë sjellë rëndimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Ndërkohë Viola nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë ngjarje.

lajmi.net