Një grua nga Singapori u shpall fajtore dhe është dënuar me 30 vite burg, pasi ka torturuar dhe vrarë pastruesen e shtëpisë.Pastruesja, 24 vjeçare, thuhet se peshonte vetëm 24 kg, kur vdiq në 2016, pasi pronarja e shtëpisë nuk i jepte ushqim, raporton BBC.
Prokurorët kanë quajtur veprimet e të dënuarës, akt çnjerëzor. Mësohet se, pronarja e ka djegur shërbëtoren me hekur rrobash.
Gjykata thotë se vaktet e viktimës konsistonin në bukë me ujë, ushqim të ftohtë, ose pak oriz.
Ajo humbi 15 kg, rreth 38% të peshës së saj trupore, në 14 muaj.
Ndihmësja 24-vjeçare vdiq në korrik 2016, pasi u dhunua vazhdimisht për disa orë nga pronarja e shtëpisë dhe nëna e saj.
Ora news