Vdiq 7 vite më parë, djali gjen babanë e tij në Google Earth

0
223

Në Japoni, një burrë me emrin Tamuchinki ka treguar në llogarinë e tij në Twitter se ka gjetur babanë e tij (i cili vdiq 7 vite më parë) në Google Earth.

 

Krahas fotografisë, ai shkroi:

“Pasi s’kisha çfarë të bëja në pandemi dhe nuk më rrihej, vendosa ta kërkoja shtëpinë e prindërve në Google Earth. Aty pashë babanë tim i cili vdiq 7 vite më parë. Më pas e afrova pamjen dhe e pashë edhe nënën duke ardhur në shtëpi.

Babi duket se ishte duke e pritur nënën që të kthehej në shtëpi. Babi ishte burrë i urtë por i mirë. Shpresoj se Google nuk e heq këtë fotografi të këtij vendi”. /Lajmi.net