Vdiq në lule të rinisë, babai i 29-vjeçarit shqiptar që u aksidentua në Greqi dedikim për të birin

0
192

Enkeled Biba, 29-vjeç me origjinë shqiptare ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në një aksident tragjik, në Kretë të Greqisë. I riu po udhëtonte me shpejtësi në momentin kur ka humbur kontrollin duke u përmbysur në rrugë dhe vdiq për shkak të plagëve të rënda.

Familjarët e tij në Shqipëri kanë hapur dyert e mortit. Babai i 29-vjeçarit ka bërë një njoftim në rrjetet sociale ku ka ndarë edhe foton e të birit. “Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për vdekjen e parakohshëm të djalit tonë Enkeled Biba”, ka shkruar ai.

29-vjeçari u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore por nuk mundi të mbijetojë. I riu jetonte dhe punonte në zonën e Hersonissos në Greqi. Tashmë policia ka nisur një hetim për të mësuar rrethanat e ngjarjes së rëndë që i këputën fijet e jetës 29-vjeçarit në lule të rinisë.

m.v/Abcnews.al