Arben Mici, 26 vjeç i arrestuar për dhunë ndaj nënës së tij, ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme për shkak të zjarrit të rënë në ambientet e paraburgimit në komisariatin numër 5 në Kamzë.
Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e ABC Xhensila Kodra, babai dhe daja i viktimës shprehen të tronditur për ngjarjen e rëndë. “Sot do i çoja rrobat, vetëm kur erdhën policët dhe më dhanë lajmin”, tha babai i të riut.
Ata kanë deklaruar se e kanë çuar 26 vjeçarin në polici që ai të shtrohet në spital që të marrë ndihmë dhe jo për t’i marrë jetën.