Vdiq si hero duke shpëtuar vëllanë dhe shokun, Rama: Anri Kashiku do të shpallet Dëshmor i Atdheut

0
170

Vdiq si hero duke shpëtuar vëllanë dhe shokun, Rama shkon për ngushëllime në familjen e Anri Kashikut në Durrës.

Rama tha se Anri Kashiku do të shpallet Dëshmor i Atdheut

Ky është 15-vjeçari për të cilin u fut në det dhe humbi jetën, Anri Kashiku në Durrës. Familja e 18-vjeçarit të ndjerë u vizitua pasditen së premtes nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Mirela Kumbaro.

Kryeministri po ashtu i bëri të ditur familjes, se Anri do të shpallet Dëshmor i Atdheut.

Familjarët kanë hapur dyert e mortit për 18-vjeçarin Anri Kashiku që dje u mbyt në det teksa po përpiqej që të nxirrte nga ujërat e Adriatikut vëllain e tij 15-vjeçar dhe një shokun e tij. Kashiku nuk mundi të dalë nga ujërat e detit pavarësisht se dy të tjerët i nxori në breg.

Ai u gjet disa metra në thellësi pak orë më pas, por tashmë ishte tepër vonë pasi kishte ndërruar jetë