Ve*ëvritet me armë zjarri nje burre

0
323

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Porav të Pukës, ku një burrë i ka dhënë jetën duke u vetëvrarë me armë zjarri.

Bëhet me dije se shtetasi L. N., 55 vjeç, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij. Grupi hetimor po shkon në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të vetëvrasjes.

“Më datë 28.02.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Porav, shtetasi L. N., 55 vjeç, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij. Grupi hetimor po shkon në vendgjarje për sqarimin e rrethanave të vetëvrasjes”, njofton policia