Veliaj largohet nga seanca paraprake në GJKKO: Gjyqtarja nuk pranoi që ai të mbrohej efektivisht

0
2

Në GJKKO po mbahet seanca paraprake në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.

Veliaj është larguar nga salla e gjyqit me pretendimin se nuk është dëgjuar nga trupi gjykues.

Avokatja kryesisht Valentina Teodoresku ka kërkuar shtyrje te seancës pasi nuk ka arritur që të konsultojë me Veliajt të gjitha aktet hetimore. Këtë kërkesë avokatja e argumentoi duke thënë se taksia e priti vetëm 1 orë në qendrën e paraburgimit në Durrës dhe nuk pati më shumë kohë në dispozicion.

Kërkesa nuk është marrë parasysh nga gjyqtarja e çështjes, ndërsa Veliaj ka kërkuar përjashtimin e saj pasi i mohoi të drejtën të mbrohej efektivisht. Ndërkohë seanca nuk është ndërprerë teksa po vijohet me konkluzionet përfundimtare të palëve të tjera.