Vëllai i kryetarit të PS u bllokon kanalin vaditës bashkëfshatarëve, autoritetet e dinë konfliktin: Gjeni gjuhën

0
114

Kryetari i Njësisë administrative Ylli Dushku reagon lidhur me hallin e madhe të banorëve të fshatit  Bujqes, të cilët kanë një hall të madh.

Një banor i fshatit, që ata e identifikojnë si Halit Tafani, dhe që rezulton të jetë dhe vëllai i kryetarit të PS-së së fshatit, Hysni Tafani nuk lejon që tokat e bashkëfshatarëve të vaditen me ujin e kanalit që siç pretendon kalon në tokën e tij. Banorët thonë se kanali është në tokë shtetërore dhe prej 30 vitesh është përdorur nga banorët për vaditjen e tokave. Por kanë 3 vjet që nuk e përdorin dot dhe sorollaten për të gjetur një zgjidhje por ende asgjë.

Dushku pranon problemin: Problemi në fjalë është thjesht një konflikt mes dy fermerëve që i përkasin edhe të njëjtës familje pasi bllokojnë kanalet duke penguar punën e njeri tjetrit. Me ndërmjetësimin edhe të kryeplakut jemi përpjekur të qetësojmë të dyja palët dhe të bëjmë të mundur zgjidhjen e këtij konflikti. I bëj thirrje të dyja palëve, aq me tepër që janë e njëjta familje të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Sigurisht edhe Bashkia e Elbasanit do të përpiqet të gjejë zgjidhje teknike alternative, nëse do të ketë të tilla, për ta sheshuar këtë konflikt dhe puna e fermerëve të vijojë normalisht, informon bashkia e Elbasanit.