Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Krumës. Një 27-vjeçar është plagosur me thikë nga vëllai i tij pasi dhunonte të ëmën.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:55, ku në spitalin e qytetit Krumë ka shkuar i plagosur me mjet prerës shtetasi S. H., rreth 27 vjeç. Fillimisht ai ka thënë se është vetëplagosur në banesën e tij.
Por pas hetimeve ka rezultuar se shtetasi S. H. ishte plagosur me mjet prerës thikë nga vëllai i tij, R. H., pasi ky i fundit dhunonte të ëmën. Ky i fundit është vënë në pranga.
Njoftimi i plotë:
“Sot, rreth orës 07:55, në spitalin e qytetit Krumë ka shkuar i plagosur me mjet prerës shtetasi S. H., rreth 27 vjeç, banues në qytetin e Krumës.
Nga intervistimi paraprak shtetasi S. H. ka pohuar se ishte vetëplagosur në banesën e tij.
Menjëherë grupi hetimor ka filluar hetimet dhe ka rezultuar se shtetasi S. H. ishte plagosur me mjet prerës thikë nga vëllai i tij, shtetasi R. H., pasi dhunonte të ëmën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në qytetin e Krumës, u bë e mundur kapja e autorit, shtetasit R. H., i cili shoqërohej së bashku me shtetasin G. B.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. B. iu gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin dyshohet se është plagosur 27-vjeçari.
Shtetasit R. H. dhe G. B. janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
ora tv